25 Dhjetor 2024

Jahjaga uron nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit.

Prishtinë, 1 shtator - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaha, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2014/2015 uroi të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit.
 
Në urim thuhet:

 Në ditën e nismës së edhe një viti të ri shkollor, uroj të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për një vit të mbarë dhe me suksese.

Një urim të veçantë për të gjithë nxënësit që sot ulen për herë të parë në bankat shkollore, duke nisur një kapitull të ri e shumë të rëndësishëm në jetën e tyre, që nga sot të mbushur me sfida e kërkesa për dije e zhvillim të ri.

Mësimdhënësve të Republikës së Kosovës ju uroj një vit të mbarë dhe angazhim të pandalshëm për mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe përkushtim e përgatitje të vazhdueshme për ndjekjen e trendëve bashkëkohorë të edukimit dhe përcjellje te nxënësit të dijes dhe edukatës që e kërkon koha e sotme, koha e zhvillimit shumë dinamik të shoqërisë.

Sot Kosovës i duhet një arsimmë cilësor, me një sistem të reformuar të arsimit dhe me përgatitje profesionale për mësimdhënie.

Duhet gjithashtu angazhim i plotë i të gjitha institucioneve tona për të ofruar një sistem të drejtë të arsimit, që do t’u mundësojë fëmijëve tanë një shkollim sa më cilësor. Arsimi është bazë e ndërtimit të shoqërisë, themel i fuqishëm i së ardhmes së vendit tonë dhe i zhvillimit të përgjithshëm të tij.

Ky vit duhet të shënojë kthesën e madhe për ndryshim në sistemin e arsimit, një kthesë që do të ndihmojë edhe nxënësin, edhe mësuesit, edhe prindërit për ta ndërtuar një të ardhme të bazuar në dije që do të ndryshojë të tashmen tonë.

Reforma në arsim është domosdoshmëri sepse do të mbajë fëmijët dhe rininë tonë brenda vendit, të cilët me kontributin e tyre do ta ndihmojë shtetin e tyre.

Me shpresën se ky vit shkollor do të na gjejë të gjithëve me angazhim dhe me rezultate më të mëdha, Ju uroj një nismë të mbarë dhe një vit kthese e suksesi të gjithmbarshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)