23 Dhjetor 2024

Jahjaga: Nuk do të lejohet bartja e shamive në shkolla

Prishtinë, 22 tetor - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në një intervistë për emisionin Rubikon të KTV’së, ka deklaruar se nuk do të lejohet assesi bartja e shamive në shkollat publike.

“Kjo nuk lejohet dhe nuk do të lejohet sepse Republika e Kosovës është shtet laik”, ka thënë ajo, duke folur për shkollat publike dhe për vajzat nën moshën 16-vjeçe.

“Nuk do të lejohet bartja e shamisë”, ka insistuar ajo.

Në këtë intervistë, Jahjaga ka folur edhe për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, duke thënë se manipuluesit e votave do ta marrin dënimin e merituar.

“Është e rëndësishme të kemi zgjedhje të liria, të ndershme dhe demokratike dhe të kemi proces fer dhe gjithë procesit zgjedhor. Unë apeloj për një ndërgjegjësim për të gjithë pjesëmarrësit dhe garantoj për moscënimin e votave”, ka thënë ajo, transmeton express

Ndërkaq, në lidhje me vizitën e Kryeministrit serb, Ivica Daçiq, Jahjaga e ka quajtur “të panevojshëm dhe që nuk i kontribuon situatës së përgjithshme”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)