Jacobson përuroi renovimin e shkollës Andrea Durrsaku
Kamenicë, 2 maj - Ambasadorja Tracey Ann Jacobson vizitoi sot shkollën Andrea Durrsaku në Kamenicë për të përuruar renovimin e shkollës që është bërë përmes një investimi prej 100, 000 dollarësh nga Zyra për Bashkëpunim Mbrojtës (ODC) e Ambasadës së SHBA-ve.
Projekti përfshiu ndihmën nga ODC-ja, Komanda Evropiane e SHBA-ve dhe nga përfaqësuesit nga Kampi Bondsteel.
Ambasadorja Jacobson foli në këtë ceremoni dhe mori pjesë në zbulimin e pllakës së përurimit të projektit.