Jacobson e Gashi përuruan qendrën multimediale
Prishtinë, 26 mars - Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracy Jacobson, vizitoi Universitetin e Prishtinës Hasan Prishtina, ku u pritë nga rektori prof.dr.Ibrahim Gashi dhe stafi i tij.
Rektori Gashi falënderoj ambasadoren Jacobson për vizitën e saj bërë Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina dhe për mbështetjën e fuqishëm që qeveria amerikane po i jep edukimit në Kosovë.
Rektori Gashi informoi ambasadorën Jacobson për sfidat me të cilat ballafaqohet UP-ja, por njëkohësisht për përkushtimin që menaxhmenti i UP-së ka me qëllim të zhvillimit të përformancës dhe arritjeve akademike.
Ambasadorja Jacobson theksoi se qeveria amerikane është e përkushtuar ti ndihmoj Kosovës, dhe në këtë rast theks te veçantë zënë edhe edukimi. Rektori Gashi dhe ambasadorja Jacobson biseduam për bashkëpunimet e mundshme ndërmjet UP-së dhe qeverisë amerikane, përmes ambasadës amerikane në Kosovë.
Rektori Gashi dhe ambasadorja Jacobson më pas vazhduan viziten në fakultetin e arteve, për të inauguruar qendrën multimediale, projekt ky i financuar nga qeveria amerikane për këtë fakultet.
Më pas rektori Gashi dhe ambasadorja Jacobson vizituan edhe këndin amerikan në Bibiliotekën Kombëtare Universitare, ku u pritë nga drejtuesit e Bibliotekës dhe të rinjë të cilët ndjekin trajnimet në këtë qendër.
Vizita e ambasadorës Jacobson u përmbyllë me një debat disa minutësh me student të UP-së, organizuar nga Këshilli Studentor i Fakultetit Filozofik, ku studentët patën rastin të parashtrojnë pyetje rreth bashkëpunimeve universitare ndërmjet Kosovës dhe Amerikës, për mundësitë e bursave që qeveria amerikane ofron për të rinjët kosovar si dhe pyetje rreth zhvillimeve aktuale politike ne Kosove.
Me këtë rast ambasadorja Jacobson theksoi se qeveria amerikane është e përkushtuar që të ndihmojë qeverinë e Kosovës në të gjitha aspektet, dhe ne kete kontekst edukimi patjetër se është një prioritet.
Ambasadorja Jacobson i informoi studentët për bursat që ofrohën, për shërbimin i cili ndihmon për gjetjën e bursave qoftë nga qeveria amerikane, por edhe nga universitetet në SHBA.
Ambsadorja Jacobson gjithashtu u përgjigjë edhe në pyetjet e bëra rreth dialogut Kosovë-Serbi, duke shprehur edhe njëherë mbështetjën e SHBA-ve për qeverinë dhe popullin e Kosovës.