Irfan Veseli merr postin e kryetarit të Parlamentit Studentor
Prishtinë, 31 mars - Kryetari i deritanishëm Minir Bega ia kaloi postin Kryetarit të ri, Irfan Veselit. Me rastin e dorëzimit, Bega falenderoi të gjithë për bashkëpunim.
Ndersa, Kryetari i ri Irfan Veseli me rastin e pranimit të postit të ri u zotua që do të punojë për tua kthyer dinjitetin Universitetit të Prishtinës dhe për ti mbrojtur të drejtat dhe interest e studentëve.
Eshtë e vërtetë që Universiteti i Prishtinës kohëve të fundit ka pasur njolla të zeza, por unë zotohem që do të punoj për tia rikthyer dinjitetin e Universitetit dhe të Parlamentit Studentor.
Përveq tjerash, do të punoj për ti mbrojtur të drejtat e studentëve dhe interesat e tyre. Ne jemi të hapur për bashkëpunim me të gjithë strukturat e studentëve dhe studentët në përgjithësi, tha Veseli.