26 Dhjetor 2024

Intervistohen kandidatët për drejtor dhe zëvendësdrejtor të shkollave

Prishtinë, 10 prill - Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Arbërie Nagavci sot ka vizituar shkollat në të cilat është bërë in intervistimi i kandidatëve për 18 pozitat e shpallura për Drejtorë dhe Zëvendësdrejtor.

Të pranishëm në procesin e intervistimit ishin edhe përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe pjesëtarë të komunitetit të lagjes.

Sot, u intervistuan kandidatët që ishin përzgjedhur për shkollat “Sami Frasheri”, “Emin Duraku”, dhe “ 7 Marsi”.

Kandidatët kanë bërë prezantimin e tyre para komunitetit për planet e tyre afatgjata për shkollën. Kjo praktikë e zhvillimit të intervistave me kandidatë ishte një prej premtimeve të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, me qëllim të rritjes së transparencës në procedurat e rekrutimit të stafit profesional.

Me datë 14 prill, do të intervistohen kandidatët për shkollat “Hasan Prishtina” (ora 9:00), “Xhemail Mustafa” (ora 11:30) dhe “Naim Frashëri” (ora 14:30).

Ndërsa, me datë 16 prill do të hyjnë në intervistë kandidatët për shkollën “Elena Gjika” (ora 9:00), “Pjetër Bogdani”, (ora 11:30), “Hilmi Rakovica” (ora 13:00) dhe “Gjin Gazulli” (ora 14:30).

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)