26 Dhjetor 2024

Interesi i nxënësve dhe prindërve është vijimi i rregullt i mësimit

Prishtinë, 17 prill - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami , ne konferencën për media, njoftoi se  Qeverisë së Republikës së Kosovës, sot   ka marrë vendim për fillimin e pagesës  prej 0.5 përqindt  për përvojën e punës për punëtorët e arsimit  dhe se për zbatimin e tij janë siguruar mjetet.

“Me  këtë vendim  është plotësuar kërkesa  kryesore e  Sindikatave të Arsimit të cilat kanë paralajmëruar grevë për plotësimin e kësaj  kërkese  dhe  shfrytëzoi rastin që të ftoi të gjithë mësimdhënësit, nxënësit,   që të hënën të jenë në shkolla dhe të mos e humbin asnjë orë të mësimit sepse interesi i nxënësve dhe prindërve është vijimi i rregullt i mësimit”,  tha  ministri Bajrami.

Ministri Bajrami në vazhdim theksoi se pozita materiale e mësimdhënësve është e krahasueshme me pozitën e mësimdhënësve të rajonit dhe se duhet të fokusohemi në ngritjen e cilësisë  ndërsa  Qeveria e Republikës së Kosovës do të ketë kujdes të përhershëm në këtë çështje.

“Ne kemi nevojë që të punojmë në  ngritjen e cilësisë në të gjitha dimensionet, të sigurojmë  mësimdhënie cilësore për interes të fëmijëve tanë  andaj i ftoi të gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit , të gjithë drejtorët,  mësimdhënësit , prindërit dhe nxënësit që të hënën të gjithë të jen në shkolla dhe të përmbyllet me suksese ky gjysëmvjetor“ , tha në fund ministri Bajrami.

Vendimi ka hyr në fuqi nga dita e sotme ndërsa për zbatimin e tij obligohen ministra e Arsimit , Ministria e Financave dhe institucionet tjera .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)