23 Dhjetor 2024

Intensifikohet bashkëpunimi Kosovë - Maqedoni në fushën e arsimit

Shkup, 21 shkurt - Zëvendësministri i MAShT, Nehat Mustafa i shoqëruar edhe nga zv. Usmen Baldzi , këshilltari i ministrit  për Arsim të Lartë Naser Mrasori, zyrtarët znj. Gjylbehare Llapi dhe Bekim Samadraxha qëndruan për një vizitë zyrtare në Maqedoni ku u pritën nga zëvendësministri i arsimit të Maqedonisë, Safet Neziri.

Në takim u diskutua për mundësin e nënshkrimit të një Marrëveshje për bashkëpunim midis dy vendeve në fushën e arsimit dhe shkencës.

Bashkëbiseduesit diskutuan se me nënshkrimin e kësaj Marrëveshjes midis dy Ministrive, në të ardhmen do të inkurajohet bashkëpunimi në fushën e shkencave matematiko - natyrore, teknike, bioteknike, shkencave të  mjekësisë,  shkencave shoqëroro - humane.

Gjithashtu do të përforcohet edhe bashkëpunimin midis Institucioneve të larta arsimore të të dy vendeve, ku do të sigurohen bursa për nxënës dhe studentë, vizita studimore, mundësi për ndjekjen e studimeve pasuniversitare, studimet  e doktoraturës në të dy vendet,  si dhe trajnim profesional  i kuadrit.

Nga ana e tij, zëvendësministri Mustafa , pasi falënderoi nikoqirin  për takimin e organizuar tregoi gatishmërinë e MAShT-it për të bashkëpunuar në të gjitha fushat e arsimit dhe shkencës dhe në këtë mënyrë të tregojnë shembullin më të mirë se si duhet bashkëpunuar dy shtete fqinje.

Në fund  zëvendësministri z. Safet Neziri theksoi se me nënshkrimin e kësaj Marrëveshje do të kontribuohet në përforcimin e marrëdhënieve ndër fqinjësore mes dy vendeve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)