23 Dhjetor 2024

Instituti Albanologjik shënoi 60 vjetorin e themelimit

Prishtinë, 6 qershor - Në akademinë solemne për 60-vjetorin e themelimit të Institutit Albanologjik u vlerësua lart puna dhe kontributi i madh që ka dhënë ky Institutit për punën hulumtuese dhe shkencore në Kosovë.

Pjesëmarrësit vlerësuan rolin dhe rëndësinë që ka pasur Instituti edhe për çështjen kombëtare gjatë periudhave të ndryshme historike.

Me këtë rast, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, tha: “Gjithmonnë më rri në mendje viti ’53, hapja politike dhe ’55 mbyllja politike, ’67 hapja politike, por e shfrytëzuar mirë nga studiuesit dhe hulumtuesit dhe ’77, fitorja e ambientit më komod e Intitutit Albanologjik.

Mbyllja në ’98, po kështu politike dhe barbare dhe pushimi për një vjet deri më ’99, dhe 1 qershori i ‘99 ri-hapja dhe puna e vazhdueshme dhe e pandalshme me 10 mijë faqe në vit botim”.

Kjo është e mrekullueshmja e Institutit albanlogjik, tha ministri Buja. “Kjo, mua më mrekullon dhe nuk kam pasur mundësi të rri indiferent dhe të them ‘epo bëni si të doni dhe bëni punën tuaj’.\"

\"Nuk kam mundur ta bëj këtë. Jam angazhuar maksimalisht me kapacitetet që janë, që ky institucion të ketë kushte relativisht të mira, për të mos thënë solide për të bërë punën e tij”, theksoi ministri i Arsimit, Shkencës  dhe Teknologjisë.

Ministri Buja theksoi se është një mrekulli që Instituti Albanologjik ka frymuar dhe vepruar, si dhe është angazhduar gjithmonë kuq e zi, pa i ndarë këto të dyja. 

Ndërsa, drejtori i Institutit Albanologjik, Hysen Matoshi tha: “Në krye të të gjthave, do të vija rregullimin e statusit të punonjësve tanë shkencor dhe renovimin e plotë të hapësirave të punës. Përmbushja e këtyre dy objektivave jetike për veprimtarinë shkencore dhe funskionimin më të mirë të Institutit Albanologjik, është kontribut i çmueshëm i Qeverisë së Kosovës dhe mbështetjes së vazhdueshme nga Ministria e Arsimit.”

Në këtë ceremoni, akademiku Rexhep Qosja, theksoi se Instituti Alnbanologjik është i rëndësishëm, pasi me punën e tij hulumtuese e shkencore, ka përmbysur paragjykime të ndryshme, me të dhëna shkencore, që ekzistonin në Serbi, Maqedoni e Mal të Zi.

Akademinë solemne e përshëndetën edhe përfaqësues nga Shqipëria e Maqedonia.

Ndërsa, ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Islam Lauka, iu bëri thirrje akademikëve dhe instituteve shqiptare në të gjtha trevat, që të reagojnë ndaj botimeve të huaja që bëhen në dëm të shqiptarëve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)