Institituti i Teknologjisë i Massachusetts universiteti më i mirë në botë
Londër, 7 qershor - Grupi Ndërkombëtar i Arsimit QS publikoi renditjen më të re të universiteteve më të mira të botës.
Në nivel global, Institituti i Teknologjisë i Massachusetts (MIT) është renditur i pari për të shtatin vit radhazi, ndërsa universiteti më i mirë në Azi sipas listës është Universiteti Kombëtar i Singaporit, që renditet i 11-ti në botë.
Universiteti kinez që ka renditjen më të lartë është Universiteti "Tsinghua", në vendin e 17-të.
QS ka përzgjedhur këtë herë 1000 universitetet më të mira në botë nga 85 vende dhe rajone të ndryshme. 65 universitete kineze janë në listë.