Iniciohet bashkëpunimi në mes të UPZ dhe Parkut të Inovacionit në Prizren
Prizren, 10 janar - Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj i shoqëruar nga bashkëpunëtorët të premten zhvilloi një vizitë në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit (ITP) Prizren ku u takua me përfaqësuesin Wolfgang Leidig dhe këshilltarin Muhamed Rexhepi.
Në takim është diskutuar mundësia e arritjes së një marrëveshje të bashkëpunimit mes dy institucioneve, për konkretizimin e bashkëpunimit posaçërisht me Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit dhe Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, që është paraparë në Studimin e Fizibilitetit për ITP, pastaj Fakultetin e Ekonomisë dhe fakultetet tjera, si dhe shkollën verore ndërkombëtare dhe Panairin e Karrierës.
Po ashtu që Universiteti të jetë në dispozicion të ITP me shërbimet këshilluese dhe ekspertiza për biznese, industri, institucione dhe organizata të komunitetit që do të vendosen aty. Ndërsa hapësirat e banimit(konviktet) dhe mensa të jetë në dispozicion edhe të studentëve të Universitetit.
Në parim palët u pajtuan që arritja e marrëveshjes është e rëndësishme dhe pas kalimit të procedurave përkatëse të bëhet edhe formalizmit dhe zbatimi i sajë brenda një afati të arsyeshëm.