Iniciativa Globale e UNICEF-it edhe në Kosovë
Prishtinë, 11 tetor - Sot u lansua një garë e re që u bën thirrje inovatorëve të ri në tërë Kosovën për të hartuar zgjidhje të cilat do ta përmirësojnë arsimimin, zhvillimin e aftësive dhe trajnimin për të rinjtë dhe për t’i fuqizuar ata për të ndërmarrë veprime lidhur me çështje të rëndësishme për ta.
Kandidatët fitues do të kontribuuojnë në suksesin e Generation Unlimited, e cila është një partneritet i ri ambicioz – i lansuar në një organizim të nivelit të lartë gjatë Seancës së 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara – me qëllim përfshirjen e çdo të riu në arsimim, trajnim ose punësim cilësor deri më 2030.
‘Youth Challenge’– e cila do të mbahet këtë vit në 16 vende në botë, duke përfshirë Kosovën – u bën thirrje të rinjve të krijojnë zgjidhje të cilat do t’i përkrahin tri shtyllat kryesore të Generation Unlimited: arsimi i mesëm; aftësitë e të mësuarit, punësimit dhe punës së denjë; dhe fuqizimi, veçanërisht për vajzat.