Inaugurohet shkolla në fshatin Damanek në Malishevë
Malishevë, 17 nëntor - Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizon ceremoninë e inaugurimit të shkollës së re në fshatin Damanek në Komunën e Malishevës.
Ndërtimi i kësaj shkolle është pjesë e projektit të BE-së për infrastrukturë komunale ekonomike dhe sociale, i cili po mbështet një zhvillim rajonal të balancuar në Kosovë.
Shkolla fillore e re do të mirëpresë 530 nxënës që vijnë nga Damanek, Qypevë dhe Bubël. Shkolla ekzistuese është në një ndërtesë jo të mirë që është e ndërtuar prej elementeve të sajuara e të vjetruara.
Dizajni dhe punimet janë kontraktuar nga konzorciumi Conin Alba Konstruksion për një vlerë prej 1,025,000 eurosh.