Inaugurohet shkolla e re Naim Frashëri në Podujevë
Prishtinë, 18 shkurt - Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Komuna e Podujevës organizojnë ceremoninë inauguruese e shkollës së re "Naim Frashëri" në Podujevë.
Ndërtimi i shkollës është pjesë e projektit për infrastrukturë ekonomike dhe sociale BE-Komunë, i cili po mbështet një zhvillim rajonal të balancuar në Kosovë.
Në shkollën e re fillore do të përfitojnë 850 studentë të Podujevës. Kjo shkollë ka qenë e sistemuar në një ndërtesë jo të përshtatshme aty afër, e cila është rrëzuar.
Gjithsej 691,000 euro janë shpenzuar për implementimi e këtij projekti nga korriku 2014 deri në dhjetor 2015.