Inaugurohet shkolla e mesme e re në Pasjan
Prishtinë, 8 mars - Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizon sot ceremoninë inauguruese te shkollës së mesme të re në Pasjan.
Ndërtimi i kësaj shkolle është pjesë e projektit të BE-së për infrastrukturë ekonomike dhe sociale në komuna, i cili po mbështet një zhvillim rajonal të balancuar në Kosovë.
Nga kjo shkollë e mesme të re do të përfitojnë rreth 120 nxënës të Pasjanit.
Gjithsej rreth 410,000 euro janë shpenzuar për implementimin e këtij projekti që nga korriku 2014 deri në dhjetor 2015.