Inaugurohet renovimi i shkollës në fshatin Stanovc
Vushtrri, 9 dhjetor - Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë bën inaugurimin e projektit Renovimi i shkollës Nazmi Zhegrova\' në fshatin Stanovc të komunës së Vushtrrisë.
Projekti është pjesë e programit të BE-së Kosova e bukur i cili po i mbështetë komunat në përmirësimin e infrastrukturës urbane dhe sociale me synim të përmirësimit të kushteve të jetesës për qytetarët e tyre por edhe për të krijuar punësim afatshkurtër për personat e papunë për kohë të gjatë.
Ky projekti me vlerë afro 95,000 bashkëfinancohet nga komuna e Vushtrrisë me 12%.
Projekti përfshirë përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe kushteve mjedisore për nxënësit dhe banorët e Stanocit të Poshtëm të komunës së Vushtrrisë, përmes ndërtimit të fushës së sportit, ndërtimit të parkingut, renovimit të depove, vendosjes së portave dhe rrethojave, ndërtimit të shtigjeve për këmbësorë, krijimit të hapësirës së gjelbër, vendosjes së ndriçimit, bankave dhe shportave për mbeturina. Projekti është implementuar gjatë periudhës gusht nëntor 2014.