Inaugurohet oborri i shkollës Isa Boletini në Podujevë

Podujevë, 9 shtator - Ky projekt është pjesë e Programit Kosova e Bukur, i cili mbështet komunat në përmirësimin e infrastrukturës së tyre urbane dhe sociale, me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës për qytetarët e tyre, mirëpo edhe me qëllim të krijimit të vendeve të punës afatshkurtra për peronat e papunë për një kohë të gjatë në Kosovë.
Përmes këtij projekti janë përmirësuar kushtet e arsimit dhe mjedisit për nxënësit dhe qytetarët e Podujevës.
Projekti përfshin ndërtimin e fushës sportive, shtigjeve për ecje, zonës së gjelbër dhe rrethojave të reja, ndriçimit publik, bankave dhe shportave për mbeturina.
Gjithsej 117,954 janë shpenzuar për këtë projekt përfshirë këtu edhe kontributin e komunës prej 16,595 .
Ndikimi i këtij projekti në punësim tregon këtë rezultat: krijimi i gjithsej 49 vendeve të reja të punës, përfshirë 42 persona të regjistruar si të papunë për një kohë të gjatë në Qendrën e Punësimit.
Prej 42 personave, janë punësuar 2 persona me aftësi të kufizuara, 6 persona nga grupet minoritare, 1 femër dhe 25 të rinj.