Inaugurohet një klase e rregulluar për parafillorët në shkollën “Nazim Gafurri”
Prishtinë, 9 qershor - Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, do të marrë pjesë në inaugurimin e një klase të rregulluar dhe te pajisur për parafillorët në shkollën “Nazim Gafurri” në Prishtinë.
Kjo klasë është një nga 106 klasat parafillore, që janë duke u pajisur në 20 komuna të Kosovës në kuadër të projektit Shpresë të Caritas-it zviceran dhe përveç inventarit dhe infrastrukturës së nevojshme, klasat do të kenë edhe një numër të konsiderueshëm të figurave prej druri për lojë dhe mësim.