Inaugurohet Institucioni Parashkollor
Klinë, 14 prill - Është bërë përumimi i Institucionit Parashkollor Xhevë Lladrovci në Komunën e Klinës, ku morën pjesë zyrtarë nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, zyrtarë nga Komuna e Klinës, Ambasadori i Italisë në Kosovë dhe Save the Children ne Kosovë. Rindërtimi dhe revonimi i institucionit parashkollor Xhevë Lladrovci u realizua falë kontributit dhe bashkëbunimit nga Komuna e Klinës si dhe Save the Children.
Reshjet e marsit të vitit 2013, rezultuan në përmbytje të rënda të lumenjve në të gjithë Kosovën, dhe si pasojë, i vetmi kopsht publik në komunën e Klinës ishte dëmtuar rëndë dhe ishte në kushte të mjerueshme, duke ia rrezikuar jetën dhe vështirësuar qasjen afro 60 fëmijëve 0-6 vjeç të Komunës së Klinës. Si rrjedhojë, Save the Children në Kosovë ka avokuar me sukses në komunën e Klinës për bashkë-financimin e kostove për ndërtimin e kopshtit të ri, ku autoritetet komunale të Klinës kanë kontribuar me afro 40% të kostos financiare, ndërsa Save the Children Italia, kontribuoi me 60% në rindërtimin dhe renovimin e kopshtit.
Tashmë, një kopsht me standarde të cilësisë së lartë në Klinë është ndërtuar, pajisur dhe i gatshëm për të regjistruar dhe për të ofruar shërbime cilësore dhe gjithëpërfshirëse për se paku 150 fëmijë të grupmoshave 0-6 në baza vjetore, duke garantuar një cilësi të shërbimeve të qëndrueshme për fëmijët e Klinës në një afat më të gjatë.
Save the Children në Kosovë, si pjesë e programit të saj në Zhvillimin dhe Kujdesin në Fëmijërinë e Heshme, avokon fuqishëm tek autoritetet në vend mbi rëndësinë dhe investimin në zhvillimin e fëmijërisë së hershme, ku shumë studime tregojnë se vitet e fëmijërisë së hershme jane një bazë e rëndësishme për suksesin e shkollës dhe produktivitetin e të rriturve, dhe mund të japin përfitime të konsiderueshme afat-gjate. Sot, institucionet parashkollore dhe kopshtet në Kosovë kanë shkallën më të ulët të pjesëmarrjes në rajon dhe në Evropë, ku vetëm 3-5% e fëmijëve 0-5 dhe afro 70% në parashkollor.