Inagurohet Qendra Korrektuese Arsimore e Hapur për të Mitur
Prishtinë, 10 maj - Bashkimi Evopian dhe UNICEF, së bashku me Ministrinë e Drejtësisë festojnë një dekadë mbështetjeje për reformën e Drejtësisë për Fëmijë në Kosovë.
Shënimi i kësaj mbështetje do të fillojë duke inauguruar Qendrën Korrektuese Arsimore të Hapur për të Miturit.
Qëllimi i kësaj qendre është të sigurojë arsim cilësor dhe shërbime më të mira risocializimi dhe riintegrimi për të miturit që janë duke iu nënshtruar masave institucionale edukative.
Qendra e re do të garantojë mbrojtjen e të drejtave themelore të të miturve si dhe do të sigurojë programe të reja në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare dhe të BE-së.