Identifikohen faktorët e sigurisë se lëvizjes së nxënësve në rrugë
Prishtinë, 23 dhjetor - Sot do të mbahet konferenca e dytë kombëtare për siguri në rrugë "Identifikimi i faktorëve kryesor që ndikojnë në sigurinë e lëvizjes së nxënësve në rrugë".
Panelist në këtë konferencë do jenë përfaqësuesit nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministria e Infrastrukturës, Policia e Kosovës, Kolegji Tempulli, OSBE dhe Forumi i Kosovës për siguri në rrugë.
Në këtë konferencë do të bëhet edhe publikimi i rezultateve të hulumtimit me të njëjtin titull, i cili është zhvilluar me shkolla fillore dhe të mesme të ulëta, nga komuna të ndryshme të Republikës së Kosovës, përzgjedhjen e të cilave e ka bërë Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.