Hungaria ofron 50 bursa për studime për studentët kosovarë
Prishtinë, 14 dhjetor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të presë sot në një takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Péter Szijjártó.
Ministri Bajrami dhe Ministri Szijjártó do të nënshkruajë edhe një program për bashkëpunim shkencor dhe arsimor, sipas të cilit shteti hungarez ofron 50 bursa për studime bachelor, master dhe të doktoratës për studentët kosovarë.