Hivzi Islami kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve
Prishtinë, 22 dhjetor - Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, zgjodhi sot Hivzi Islamin kryetar të ri.
Përmes një komunikate për medie, ASHAK bën të ditur se sot zgjodhi Kryesinë e Akademisë, përkatësisht: akademik Hivzi Islamin kryetar, akademik Pajazit Nushin - nënkryetar; dhe anëtarin korrespondent Isuf Krasniqi, sekretar i përgjithshëm, informon KTV.
Po ashtu Kryesia e ASHAK verifikoi zgjedhjen e akademik Mehmet Krajës, sekretar i Seksionit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, akademik Mark Krasniqit, sekretar të Seksionit të Shkencave Shoqërore, anëtarit korrespondent Fejzullah Krasniqit, sekretar të Seksionit të Shkencave të Natyrës, dhe akademik Zeqirja Ballatës, sekretar i Seksionit të Arteve.
Kryetar i deritashëm i ASHAK ishte akademiku Besim Bokshi, nënkryetar akademik Hivzi Islami, kurse sekretar akademiku Engjell Berisha.(