Hiqen rrethojat përreth sallës 1 tetori
Drejtoria e Inspektoratit në bashkëpunim me Drejtorinë e Qendrës së Studentëve kanë larguar rrethojat që ndodhen tek Mensa e studentëve dhe përreth sallës \"1 tetori\".
Aksioni i lirimit të hapësirave publike në Prishtinë do të vijojë edhe në ditët e ardhshme si dhe do të shoqërohet me gjelbërimin e hapësirave të liruara.