Hetime për rrogat në Universitetin e Prishtinës
Prishtinë, 25 prill - Njësiti për Krime Ekonomike i Policisë së Kosovës javë më parë ka nisur hetimet për parregullsi sa i përket sistemit të pagave në Universitetin e Prishtinës.
Mendohet se në disa raste paga mujore e një profesori ka mbërritur deri në 8 mijë euro.
Sipas Express listat e pagave të Universitetit të Prishtinës për vitin 2010 dhe 2011 ndodhen në duart e Njësitit për Krime Ekonomike.
Para një muaji, dy hetues nga ky njësit i Policisë së Kosovës, kanë shkuar në Rektoratin e UPsë dhe nga aty, i kanë marrë të shtypura listat e pagave për këto dy vjet.