Haziri u jep përkrahje maksimale përfaqësuesve të studentëve
Gjilan, 6 janar - Përfaqësues të organizatave të ndryshme në Universitetin e Gjilanit, atë të Prishtinës dhe të Parlamentit të Studentëve kanë vizituar sot kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, për tia uruar fitoren dhe për ta njoftuar për aktivitetet e tyre në të kaluarën dhe në të ardhmen.
Në emër të këtyre organizatave, foli Selim Daku, i cili i tha zoti Haziri se do ta ketë përkrahjen e organizatave çdo herë, ndërsa pohoi për punën dhe aktivitete e tyre që kanë bërë në mënyrë vullnetare.
Kryetari Haziri i falënderoi për vizitën përfaqësuesit e organizatave të studentëve, duke ua konfirmuar edhe njëherë se në sektorin e rinisë do të ketë kujdes shumë të madh.
Dyert e Komunës i keni të hapura 24 orë e shtatë ditë në çdo kohë. Përkundër borxheve të mëdha të trashëguara, do të mundohem me tërë kapacitetin tim që të mos preken programet e proklamuara, e veçanërisht ai i rinisë. Do ta keni mbështetjen time dhe do të bashkëpunojmë shumë mirë, ka thënë me këtë rast kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.