Haxhiu: Të angazhohemi të gjithë të zhdukim analfabetizmin
Prishtinë, 8 shtator - Sot është Dita ndërkombëtare e Arsimit, e shpallur nga OKB-ja në vitin 1967. Ditë e cila ka për qëllim rëndësinë e shkrim leximit në jetën tonë shoqërore. Për fat të keq tek ne, në Kosovë, shkalla e analfabetizmit është ende e lartë përkundër përpjekjeve të vazhdueshme përmes disa projekteve që ky problem kaq madhor të tejkalohet.
Shumë fëmijë(nxënës) nuk shkojnë fare në shkollë e disa të tjerë janë të pamundur për shkak të gjendjes financiare në familjet e tyre.
Ndaj, është kjo datë e shënuar kur ne duhet ti thërrasim ndërgjegjës sonë kolektive, sidomos Ministria e Arsimit, për një kujdes të shtuar dhe permanent në mënyrë që gjeneratat që po vijnë të mos e kenë të njëjtin fat të keq e të mbeten analfabet. Madje për këtë çështje Kuvendi i Kosovës nëpërmes një Rezolute në vitin 2008, ka miratuar Deklaratën e Mijëvjeçarit të Kombeve të Bashkuara në të cilën është përfshirë edhe angazhimi kundër Analfabetizmit në Kosovë, por që rezultatet e prekshme në këtë drejtim deri më tani janë për tu dëshiruar.
Arsimi në Kosovë nuk është ende i nivelit cilësor. Arsimi fillor ka pjesëmarrjen më të lartë të përgatitjes shkollore e cila është rreth 40%, ai i mesëm rreth 25%, ndërsa arsimi i lartë rreth 10% (e vetëm 1% me magjistratur- master dhe doktorata). Këto statistika sot, janë alarm i cili na thërret se medeomos duhet të ndërmarrim të gjithë hapat e nevojshëm për ofrimin e mundësive në mënyrë që të gjithë fëmijët, përkatësisht nxënësit të jenë të arsimuar.
Vetëm në këtë mënyrë, me këtë çasje parimore, pra shumë më ndryshe nga e kaluara, ne do të arrijmë si shoqëri e lirë dhe demokratike, me vizion të pastër, sidomos në lëmin e arsimit, që bashkërisht të zhdukim analfabetizmin - këtë brengë të madhe të shoqërisë sonë .
Vetëm kështu ne mund të themi se kemi trasuar dhe siguruar përspektivën e shtetit tonë.
\"Urime Dita e Arsimit - kjo datë e shënuar, dita që zëshëm edhe njëherë thërret ndërgjegjën tonë kolektive si shtet e si popull për angazhim dhe përgjegjësi të shtuara në përditshmërinë tonë shoqërore\", thuhet në mesazhin e deputetes Teuta Haxhiu ka lëshuar ketë mesazh për këtë ditë.