Hasnije Ilazi zgjedhet Kryetare e shoqatës së filozofëve të Kosovës
Prishtinë, 30 tetor - Shoqata e Filozofëve të Kosovës, më 29 tetor 2014, ka mbajtur Kuvendin e parë zgjedhor, me çrast ka zgjedhur organet e saj udhëheqëse, kryesinë dhe kryetarin e shoqatës.
Kryetare e shoqatës në një proces të hapur votimi është zgjedhur filozofja Hasnije Ilazi, profesoreshë dhe shefe e degës në Departamentin e Filozofisë në Fakultetit Filozofik pran Universitetit të Prishtinës.
Ndërsa, në përbërje të kryesisë, që është edhe organi më i lartë i shoqatës, janë zgjedhur profesorët e filozofisë Astrit Salihu dhe Kadri Metaj, profesoresha Vjollca Krasniqi, publicisti Halil Matoshi, profesorët e filozofisë nga shkollat e mesme të Kosovës dhe studentë të filozofisë.
Të pranishëm në Kuvend kanë qenë profesorë, student dhe studiues të filozofisë, por edhe mysafir nga shoqata tjera simotra. Anëtarësia e Shoqatës ka miratuar në parim Statutin dhe Kodin e etikës së shoqatës.
Pas pranimit të detyrës nga Kryesia, Kryetarja e Shoqatës se Filozofëve të Kosovës, Hasnije Ilazi, ka thënë se Shoqata, nën drejtimin e saj, synim kryesor do ta ketë ndërkombëtarizimin e filozofisë kosovare përmes futjes se shoqatës brenda rrjeteve ndërkombëtare të filozofisë.
Shoqata e Filozofëve të Kosovës është iniciativë nga studentët dhe profesorët nga Departamentit i Filozofisë. Fillimisht synohet ndërkombëtarizimi i filozofisë kosovare, zhvillimi i mendimit kritik dhe përkrahja e mendimit të pavarur intelektual në shoqërinë tonë, ka thënë Ilazi.
Ndër aktivitetët kryesore të shoqatës, sipas Ilazit, përveç organizimit të konferencave, debateve dhe publikimeve të ndryshme, do të jetë edhe nxjerrja e një reviste me karakter filzofik.
Në kuadër të Shoqatës se Filozofëve të Kosovës është Bordi Këshillëdhënës, në përberje të te cilit do të jenë profesorë ndërkombëtarë nga vendet e rajoni dhe vendet evropiane.