23 Dhjetor 2024

Hasani: Korrupsioni në arsim në gjendje alarmuese

Prishtinë, 6 janar - "Shumë digastere të rëndësishme vërehet  dukuria e korrupsionit , prania e kësaj dukurie  tashmë vërehet edhe në sektorin e arsimit, madje  duke filluar nga niveli parashkollor, e deri tek ai universitar" u tha në konferencen për media të organizuar nga Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës.

Avdullah Hasani, President i Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës ka deklaruar se korrupsioni në arsim është i përfshirë në forma të ndryshme duke filluar nga shitja e notave nga profesorët universitarë e deri tek pranimi i studentëve në forma të parregullta si dhe përjashtimi illegal nga disa pagesa të ndryshme.

Nëse mund të flitet për korrupsion, padyshim se për këtë sipas tij duhet të flasim  për arsimin superior përkatësisht akademik dhe në fakultete, e kështu më radhë pasi që në këto instutucione jan më të dukshme.

"Korrupsioni apo keqpërdorimet në arsim  fillojnë që nga regjistrimi i fëmijëve në kopshte publike  , punësimi i mësimdhënësve, regjistrimi i studentëve, e deri te blerja e diplomave universitare  ashtu edhe siq u transmetua heren  e  fundit në media “Njeriu i  që punonte tema diplome" që është një mesazh  i keq për shoqërin e Kosovës", tha ai.

Po ashtu sipas tij korrupsioni në këtë fushë është faktori kryesor që ka ndikuar në cilësinë e ulët të arsimit.

Kjo, sipas tij, nënkupton mundësi për të blerë edhe tema diplome. Arsimi i Kosovës po prodhon njerëz të papërgatitur, mendje të pashkolluara dhe kjo drejtpërdrejt e godet të ardhmen e këtij shtetit tone.

"Pjesë e gjithë kësaj është cilësia dobët e arsimit, por natyrisht edhe korrupsioni e atakon jashtëzakonisht sistemin e arsimit", tha Hasani.

"Avancimi i kuadrit mësimor dhe zhvillimi i të gjithë punëtorëve mësimorë, duke filluar nga akreditimi i projekteve të caktuara për universitete publike dhe private disa here është menduar se duke krijuar mundësitë që arsimtarët dhe profesorët  të kenë paga më të mira dhe të mos e dërgojn mendjen e tyre tek korrupsioni është një zgjedhje, si duket edhe pas rritjeve në viteve të fundit kjo nuk ka bërë punë edhe pse profesorët kan paga të  të dinjitetshme, sidomos profesorët universitarë, kanë kushte të përafërta më personelin në rajon nuk po u bënë punë atyre që të ndërpritet prania e tyre në korrupsionin universitar theksoi Hasani.

Forma më e mirë e luftimit të korrupsionit është sigurimi i një arsimi cilësor vazhdoi Hasani duke shtuar se burimi i të gjitha këtyre, mitos, korrupsionit burimin e ka në sistemin e arsimit cilësor. Do të thotë pa siguruar një arsim cilësor, ne nuk mund të flasim për luftimin e korrupsionit, as në fushën e arsimit, por as në shoqëri

Legjistratura duhet të jetë shumë në nivel,një legjistraturë funksionale, llogari dhënia dhe përgjegjësia sipas hirakis.

Pra këtu nuk ka llogari dhënie, dhe kur nuk ka llogari dhënie, mundësitë për korrupsion dhe mito gjithmonë janë të mëdha.

Shoqëria Kosovare duhet të angazhohet e organizohet në atë atë mënyrë, që duke zhvilluar potencialet, kapacitetet profesionale dhe etikën profesionale të njerëzve, korrupsioni të evitohet dhe të eliminohet në tërësi u vlersua në Konferencen e KREK-ut.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)