21 Prill 2025

Haradinaj: Uron shkollarët nga Obiliqi

Prishtinë, 1 shtator – Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot kishte zgjedhur Shkollën Fillore “Ibrahim Rugova” në Obiliq, në mënyrë që, nga atje, të përcjell urimin e tij, për fillimin e vitit të ri shkollor.

Të dashur fëmijë, ju prindër dhe përsonel mësimor,

Sot për ju fillon edhe një vit i betejës për dije, që sot për sot, i duhet Kosovës më shumë se gjithçka tjetër. Kjo ditë është shumë e veçantë për ata që për të parën herë ulen në bankat e shkollës, prandaj bëjeni të pamundurën, që kjo ditë të mbetet e shënuar për ta për gjithë jetën.

Ju jeni e ardhmja jonë, prandaj shteti dhe të gjithë ne e kemi për obligim që t’iu krijojmë të gjitha kushtet, që ju të keni sukses.

Unë jam i nderuar që në emrin tim dhe të gjithë anëtarësisë së AAK-së, nga kjo Shkollë që mban emrin e Presidentit historik të Kosovës “Ibrahim Rugova”, t’iu uroj një vit të mbarë shkollor.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)