15 Nëntor 2024

Haradinaj premton njohjen e statusit të punëtorëve të viteve të ’90-ta

Prishtinë, 24 shkurt - "Është detyrë e jona t’i aftësojmë fëmijët tanë dhe statusin e punëtorëve të viteve të ’90-ta e kemi obligim në mos tjetër e kemi obligim moral".

Ky ishte mesazhi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në Kongresin e 7-të Zgjedhor të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) në të cilin kongres, i pari i Qeverisë premtoi që kjo çështje do të zgjidhet së shpejti. 

Në fjalën e tij kryeministri Haradinaj tha se për ta kuptuar një popull sa mirë i ka punët duhet vizituar shkollat.

"Nga shkolla e kupton se kush është ai popull dhe në çfarë parametrash vepron’, tha kryeministri, duke e vlerësuar rëndësinë e zhvillimit të procesit arsimor në vitet ’90-ta, dhe shtoi se  dëshmia më e mirë se jemi një popull vërtetë i suksesshëm është fakti se kemi mbajt shkolla në vitet e ’90-ta në kushtet ku askush tjetër s’do të mundte.

Me këtë rast kryeministri Haradinaj falënderoi të gjithë ata që kanë arritur ta mbajnë arsimin në ato vite, në ato vite të presionit e të mohimit të gjithanshëm.

“Faleminderit të gjithëve, mësues, profesor, faleminderit atyre që i kanë lëshuar shkollat, faleminderit çdokujt që ka ndihmuar që arsimi të mbahet gjallë në atë kohë. Edhe sot duhet ta dëshmojmë se jemi po ata që kemi mbajt gjallë arsimin në kohëra të vështira", tha Kryeministri Haradinaj dhe shtoi se të gjithë duhet ta ndjejmë peshën e përgjegjësisë dhe detyrë e jona është t’i aftësojmë fëmijët tanë.

Duke folur për statusin e punëtorëve të viteve të ’90-ta, kryeministri tha se e kanë obligim në mos tjetër e kanë obligim moral dhe do ta zbatojnë.

Ai tha se partneritetin dhe dialogun që e kanë do ta bëjnë të sinqertë, jo rezultat i kushtëzimeve, dhe presioneve, po rezultat i ndjenjës dhe interesit, që atë nder, atë krenari, atë vlerë e cila është unike në botë, zhvillimi i mësimit në vitet ’90-ta, të shpërblehet në vazhdimësi.

Të pranishëm në këtë Kongres ishin edhe përfaqësuesit e sindikatave, nga Shqipëria, Holanda, Sllovenia, Kroacia, Bullgaria, Mali i Zi dhe Bosnjë Hercegovina. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)