21 Prill 2025

Haradinaj, ngushëllon familjen Nushi

Prishtinë, 2 shtator -  Ramush Haradinaj, Kryetar i AAK-së, e ka ngushëlluar familjen Nushi.

Me dhimbje e keqardhje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut, profesorit te nderuar dhe veprimtarit të shquar, akademik Pajazit Nushit.

Në këto momente të dhimbjes e të pikëllimit, jua përcjellë ngushëllimet familjes Nushi, komunitetit akademik mbarëshqiptar, miqve, të afërmve dhe të gjithë të pikëlluarve të tjerë.

Do të kujtohet përherë kontributi i çmuar dhe angazhimi i akademik Pajazit Nushit në fushën e shkencës si dhe veprimtaria e tij politike në shërbim të çështjes kombëtare, zhvillimit të demokracisë si dhe promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut përgjatë gjithë etapave të zhvillimeve në vend.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për jetën dhe veprën e akademik Pajazit Nushit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)