23 Dhjetor 2024

Hapet Universiteti Veror Ndërkombëtar i Prishtinës

Prishtinë, 21 korrik - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës.

Rreth 600 studentë  vendor e ndërkombëtar, nga të gjitha viset e botës, nga data 22 korrik deri më 2 gusht, do të jenë pjesëmarrës të këtij evenimenti tashmë tradicional me ç`rast do të ndjekin kurse të ndryshme si dhe do të  këmbejnë përvoja  akademike.

Më këtë rast, ministri Buja, në fjalën përshëndetëse tha se “ju sollëm këtu në ambiente të Muzeut të Kosovës jo rastësisht, që të mësojmë pak nga e kaluara jonë, të qëndrojmë në realitetin tonë bashkë me ju, dhe të ecim përkrah juve në të ardhmen tonë të përbashkët”.

Ndërsa, duke folur për rëndësinë e këmbimit të përvojave dhe  qëllimin e këtij universiteti, ministri Buja theksoi edhe miqësitë që do të lidhen gjatë takimeve mes studentëve vendas dhe atyre të shteteve të ndryshme, të cilët kanë ardhur për të ndjekur ligjëratat në këtë universitet.

 “Jo rastësisht  thuhet se armiqësitë krijojnë të pabërat dhe të zezat e botës, ndërsa miqësitë krijojnë mrekullitë“, tha në fjalën përshëndetëse ministri Buja.

Punën e ketij Universiteti e shpalli të hapur rektori i Universitetit “Hasan Prishtina “, z. Ibrahim Gashi.

Ndryshe,  ky është Universiteti i 13 Veror Ndërkombëtar që organizohet me sukses në Prishtinë, ndërsa sipas agjendës, pjesëmarrësit përveç tjerash, do të ndjekin  kurse  nga disiplina të ndryshme si shkencat sociale, juridike, ekonomike, bujqësore, arti,  mjekësia etj , ndërsa  ligjërues do të jenë profesor vendor dhe ndërkombëtar.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)