23 Dhjetor 2024

Hapet Universiteti Publik i Mitrovicës

Prishtinë, 2 tetor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja ka marrë pjesë sot në hapjen zyrtare të Universitetit Publik të Mitrovicës, i cili këtë vit fillon punën si universitet.

Para studentëve dhe mësimdhënësve të shumtë të universitetit, të cilët kishin ardhur ta shënojnë këtë ngjarje, ministri Buja theksoi se kjo është një ditë e veçantë “ditë e krenarisë së veçantë, e gëzimit dhe e privilegjit të veçantë për të gjithë ne sepse, që sot Mitrovica është qytet universitar dhe kjo na bën të gjithëve të gëzuar”.

Ministri Buja theksoi se qeveritë e vendeve të zhvilluara i japin privilegje dhe përparësi arsimit. “Në këtë vazhdë të urtësisë dhe veprimit të arsyeshëm ka vepruar  edhe Qeveria e Kosovës duke themeluar institucione të arsimit të lartë, jo më pak se gjashtë”, theksoi ai.

Ministri Buja e falenderoi Universitetin Publik të Prishtinës “Hasan Prishtina”, për të cilin tha se përveç që i ka dhënë kuadro Kosovës në fusha të ndryshme, ka ndihmuar shumë edhe në krijimin e institucioneve tjera të kësaj natyre, pra universiteteve të reja publike.

“Gjeneratat që do të dalin nga ky universitet publik do të jenë ato që do të na nderojnë kudo në Kosovë dhe në botë dhe për të qenë kështu duhet përkushtim serioz”, theksoi ministri Buja.

Në këtë solemnitet, rëndësinë e hapjes së këtij universiteti e theksuan edhe vet rektori i Universitetit Publik të Mitrovicës Alush Musa, rektori i Universitetit të Prishtinës Ibrahim Gashi dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës Avni Kastrati.

Pas ceremonisë, ministri Buja ka vizituar edhe hapësirën ku tashmë ka filluar ndërtimi i kampusit universitar për Universitetin Publik të Mitrovicës.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)