15 Nëntor 2024

Hapet shkolla pranverore për migrimin dhe shëndetin publik

Prishtinë, 22 maj - Filloi Shkolla Pranverore  për zhvillim të qëndrueshëm njerëzor e cila këtë vit për temë ka Migrimin dhe Shëndetin Publik e organizuar nga Kolegji Heimerer  në bashkëpunim me organizatën  Friedrich-Ebert-Stiftung (FES).

Në ditën e hapjes do jenë të pranishëm ishin; Z.Frank Hantke nga zyra e FES në Prishtinë, znj.Ardita Tahirukaj nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO), z.Petrit Beqiri, Drejtor i Kolegjit Heimerer si dhe Prof. Dr. Natyra Karahoda Gjurgjeala, Rektore në Kolegjin Heimerer.

Hapja e shkollës u bë nga Prof. Dr. Natyra Karahoda Gjurgjeala, Rektore në Kolegjin Heimerer e cila foli për qëllimin e kësaj shkolle, me theks mbi Lëvizjen/Migrimin dhe Shëndetin Publik dhe i falënderoj studentët dhe mysafirët për pjesëmarrje.

Ndërkaq, Petrit Beqiri, Drejtor i Kolegjit Heimerer qartësoi arsyet e kësaj shkolle dhe këtij partneriteti dhe na tregoi për benefitet e kësaj shkolle. Ai po ashtu përmendi tri shtyllat kryesore që e karakterizojnë këtë shkollë si, liria, drejtësia dhe solidariteti.

Z.Frank Hantke nga zyra e FES në Prishtinë na tregoi më shumë për FES si organizatë, e cila është formuar në vitin 1922 në Gjermani, periudhë kjo ku Gjermania ishte në tranzicion e sipër, ashtu siç ndodhet Kosova tani.

Ai gjithashtu, dha arsyet se pse Gjermania përkrahë studentët dhe emigrantët pasi që gjermanët i duan njerëzit kureshtar ndaj dijës dhe gjithashtu duan ti ndihmojnë personave që si shkak të migrimit kanë presionin apo mungesën e hapësirave në vendin tyre.

Znj.Ardita Tahirukaj nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) tregoi për situatën e emigrantëve ndërkombëtarë në regjionin evropian dhe theksoi se fluksi i emigrantëve nuk është krizë e izoluar por një realitet që do të ballafaqohet Evropa edhe për një kohë.

Znj.Tahirukaj gjithashtu theksoi se OBSH merret me trajnimin e shërbyesve shëndetësorë, promovimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë në mes shteteve, çështjet shëndetësore që lidhen ne lëvizjen e njerëzve dhe avancimin e institucioneve shëndetësore.

Shkolla Pranverore që ka filluar sot, do të zgjasë deri më datën 2 qershor, ku pjesëmarrës janë 30 studentët nga e gjithë Kosova si dhe ligjërues vendorë dhe ndërkombëtarë.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)