Hapet punëtoria për përkrahje adoleshentëve pas mësimit të rregullt
Prishtinë, 21 shtator - Drejtori i Misionit të USAID-it Xhejms Houp do të merr pjesë në hapjen e punëtorive të programit të USAID-it për Përkrahje Adoleshentëve pas mësimit të rregullt.
Iniciativa e USAID-it për Përkrahje Adoleshentëve pas mësimit të rregullt është një program pesëvjeçar që ka për qëllim të zhvilloj aftësit për punësim dhe ndërmarrësi tek rinia e Kosovës. Slogani i këtij programi është “Pregatitja e rinisë kosovare për jetën dhe punën në shekullin 21”.
Dy shkollat pilot të zgjedhura për të përfituar nga ky program i USAID-it janë shkolla e mesme Xhevdet Doda në Prishtinë dhe shkolla e mesme Hajdar Dushi në Gjakovë. Më vonë ky aktivitet do të zgjerohet edhe në komuna tjera.
Projekti realizohet në partneritet me FH1 360 dhe Qendrën Kosovare për Edukim.