Hapet Panairi Virtual i Karrierës
Prishtinë, 23 maj - Sot në oborrin e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës \'Hasan Prishtina\' u bë hapja solemne e edicionit të shtatë të Panairit Virtual të Karrierës të organizuar nga Universiteti i Prishtinës.
Në këtë panair marrin pjesë 35 institucione, kompani dhe organizata të cilat ofrojnë për studentët dhe të diplomuarit informacione rreth mundësive për punësim, punë praktike, bursa, trajnime, kurse, etj.
Rrafshi Virtual pvk.uni-pr.edu, është një mundësi e re që në kohë reale studentët dhe të diplomuarit të marrin informacione për mundësitë që ofron tregu i punës, këshilla për edukim dhe orientim në karrierë. Motoja e këtij edicioni është: «Komuniko virtualisht, zbulo mundësitë e zhvillimit të karrierës\'.
Në hapjen zyrtare të Panairit Virtual të Karrierës ishte i pranishëm Rektori i UP-së, Prof. Dr. Marjan Dema, prorektorja për cilësi dhe zhvillim në Universitetin e Prishtinës Prof. Dr. Teuta Pustina - Krasniqi, përfaqësuesit e Zyrës për Zhvillim Akademik në UP, këshilltarët për karrierë nga Qendra për Zhvillim të Karrierës, përfaqësuesit e kompanive pjesëmarrëse, bashkëpunëtorët, studentët dhe të diplomuarit.
I pari që iu drejtua të pranishmëve ishte Rektori Dema, i cili u uroj mirëseardhje të gjithë pjesëmarrësve në këtë panairi.
Në cilesinë e Rektorit të UP-së, ju uroj juve studentë të dashur, që ky Panair Virtual i ideuar në rend të parë për ju, të ju shërbej në gjetjen e ndonjë dritareje për depërtim në tregun e punës, dhe juve të dashur bashkëpunëtorë, që sot jeni pjesëmarrës në cilësinë e punëdhënësve, të ju falënderoj për mundësinë që po i jepni studentëve tanë, njëherësh i bindur që kjo mundësi dhënë atyre, do ju shërbeje edhe juve për të fituar kuadro të përgatitura mjaftueshëm për të qenë të dobishëm edhe për institucionin apo kompaninë të cilën përfaqësoni tha Rektori Dema në fjalen e tij.
Prorektorja për cilësi në UP, Prof. Dr. Teuta Pustina Krasniqi, pasi përshëndeti të gjithë të pranishmit, u drejtua me një fjalë rasti duke potencuar qëllimin dhe rëndësinë që ka platforma virtuale e karrierës.
«Platforma virtuale është një mundësi e re që në kohë reale studentët dhe të diplomuarit të marrin informata për mundësitë që ofron tregu i punës dhe për këshillat për edukim dhe orientim në karrierë. Moto e këtij edicioni është \"komuniko virtualisht, krijo mundësitë e zhvillimit të karrierës \"\'
Përfaqësuesit nga kompanitë pjesëmarrëse, u drejtuan me një fjalë rasti, duke vendosur theksin në rolin dhe rendesinë e Panairit Virtual të Karrierës dhe bashkepunimin me Qendrën për Zhvillim të Karrierës në Universitetin e Prishtinës «Hasan Prishtina\'. Ndër të tjera u theksua mundesia e rrafshit virtual të komunikimit, kursimi i resurseve humane dhe kohes për ndërmjetësimin me tregune punës.
Në anën tjetër studentët, të diplomuarit dhe vizitorët tjerë gjatë ditës së parë të Panairit patën mundësi që të vizitojnë përfaqësuesit e kompanive pjesëmarrëse dhe të marrin informacionet e duhura për mundësi të reja për karrierën e tyre.
Përveç kompanive që potencialisht mund të ofrojnë vende të punës apo punë praktike dhe organizatave që do të ofrojnë informata rreth bursave, kurseve, trajnimeve e shërbimeve tjera, në platformen virtuale edhe maturantët do të gjejnë informata për programet e studimit të UP-së, për studentët dhe të diplomuarit që duan të aplikojnë për punë ose punë praktike do të jenë të shkarkueshme shërbimet e këshillimit për përpilimin e CV-së dhe letrës motivuese.
Kompanitë, institucionet dhe organizatat pjesëmarrëse janë:
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale
Administrata Tatimore e Kosovës
Dogana e Kosovës
ProCredit Bank
Raiffeisen Bank
DELOITTE
CACTTUS
SMART Center
FINCA
ASSECO
Qendra e Trajnimeve e KEK-ut
Educational Centre Kosova
Business Development Group
Limak ASI
ARBËRIA Group
Meridian
Venaria Biopak
Viva Fresh Store
Melita & Partners
DAAD
KAEF
Spitali Amerikan
ICT Media
Dimak
PriFilm Fest
American Advising Centre
Innovation Centre Kosova
Gjirafa.com
Grand Décor
Instituti D4D
Pulse media
Repower
Po ashtu, gjatë hapjes solemne të Panairit është bërë dhe ndarja e certifikatave për gjeneratën e katërt të praktikantëve në këndet informuese të Qendrës për Zhvillim të Karrierës të vendosura në 13 njësi akademike të UP-së.