Hapet Panairi i Librit për Fëmijë
Përveç ekspozimit të librave, tabelave dhe materialeve tjerë të leximit, Programi do të inkuadroj edhe një sërë aktivitetesh të ndryshme.
Këto do të përfshijnë Qendren model të shkrim-leximit ku nxënësit praktikojnë shkathtësitë e të lexuarit, shkrimit dhe komunikimit. Një qendër e tillë e krijuar në klasë mund të mbështesë krijimin e shkathtësive të leximit për nxënësit.
Po ashtu edhe "Librat më të mirë të krijuar nga nxënësit do të shpallen në ceremoni. Shpërblimet do të ndahen për fituesit.
Dita Ndërkombëtare për avancim të shkrim-leximit e cila shënohet çdo vit me 8 shtator ka për qëllim që të ngris vëmendjen e opinionit ndërkombëtar në lidhje me problemin e analfabetizmit i cili fatkeqësisht si proces është prezent në shumë shoqëri.
Dita Ndërkombëtare për avancim të shkrim-leximit rrjedh nga Konferenca botërore e ministrave të arsimit e organizuar ne shtatori i vitit 1965 në Tehranë e cila temë boshte kishte zhdukjen e analfabetizmit, ndërsa UNESCO si ditë ndërkombëtare e shënon nga viti 1966 me qëllim të promovimit të rëndësisë së arsimimit të fëmijve dhe të rritura.
Sipas të dhënave të UNESCO rreth 775 milionë persona të rritur në planet nuk kanë as minimumin e nivelit të shkollimit, 1 në 5 persona të rritur janë analfabet nga të cilët 2/3 janë femra. Rreth 75 milionë fëmijë nuk vijojnë shkollimin, nuk ndjekin rregullisht shkollimin ose e kanë braktisur tërësisht atë.
Në Kosovë sipas regjistrimit të popullsisë 2011, janë evidentuar gjithësie 55001 persona që nuk dinë shkrim-lexim që përbënë 3.2% të numrit të përgjithshëm të popullsisë dhe 3.9% të grupmoshave mbi 10 vjet.