Hapet panairi i librit për fëmijë
Prishtinë, 7 shtator - Drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë,Maureen A. Shauket, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, RamëBuja dhe Zëvendës Ministri i Integrimeve Evropiane, Gëzim Kasapolli dotë bëjnë hapjen solemne të Panairit të Librit për Fëmijë, për tëshënuar në këtë mënyrë Ditën Ndërkombëtare të Shkrim-Leximit.
Panairi i Librit për Fëmijë është organizuar nga Programi i USAID-it për Arsim Themelor (BEP), në kuadër të manifestimeve për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Shkrim-Leximit.
Ky Panair paraqet një mundësi të mirë për të gjithë botuesit ti ekspozojnë librat e tyre për fëmijë, doracakët dhe materialet e tjera mësimore.
Përveç hapjes së Panairit të Librit për Fëmijë, Programi i USAID-it për Arsim Themelor do të organizojë edhe një varg aktivitetesh të ndryshme, siç janë: Këndi Model i Shkrim-Leximit, ku nxënësit do të kenë mundësi ti zhvillojnë shkathtësitë e tyre të shkrim-leximit si dhe shkathtësitë e tjera të komunikimit.
Ky kënd paraqet një model shembull të cilin mund ta ndjekin edhe shkollat e tjera në mënyrë që këto kënde ti shndërrojnë në qendra të shkrim-leximit nëpër shkolla, duke përfshirë këtu edhe bibliotekat dhe hapësirat për lexim, ku nxënësit do të kishin mundësi të shfletojnë libra, ti lexojnë njëri-tjetrit ose ku të rriturit do të kishin mundësi ti lexojnë fëmijëve apo nxënësve; si dhe do të bëhet prezantimi i Konkurseve, një konkurs për autorë dhe ilustratorë vendorë si dhe konkursi tjetër për biblioteka shkollore.
Biblioteka shkollore e cila do të tregohet më e suksesshmja në promovimin e leximit do të shpallet fituese e këtij konkursi.