01 Maj 2024

Hapet Panairi i Karrierës

Prishtinë, 7 maj - Universiteti i Prishtinës hapi sot edicionin e katërt të Panairit të Karrierës, i cili organizohet nga Qendra për Zhvillim të Karrierës në këtë Universitet.

Ky panair është një mundësi e mirë që studentët të takohen me përfaqësuesit e institucioneve, kompanive dhe organizatave që ofrojnë punë, kurse, trajnime, punë praktike, bursa, etj. Në këtë Panair po marrin pjesë rreth 25 kompani e organizata.

Panairi i Karrierës në Universitetin e Prishtinës, ka për qëllim të bashkojë punëdhënësit potencial nga kompani e organizata të ndryshme vendoren që studentëve të kualifikuar tu ofrojnë komunikim rreth mundësive për punësim. Prorektorja për zhvillim të cilësisë në Universitetin e Prishtinës, Merita Berisha, tha se ky panair lehtëson komunikimin e studentëve me kompani
 
“Ne dëshirojmë që studentët të jenë më afër dhe organizata të jenë më afër studentëve, në mënyrë që të shihet se cili është tregu i punës dhe cilat janë nevojat. Për menaxhmentin e UP-së është shumë e rëndësishme që të dihen këto nevoja.”
 
Interesimi i studentëve është shumë i madh për të gjetur punë pas studimeve.

Arben Qorri, student në Fakultetin e Ndërtimtarisë, tha se është i interesuar më shumë që të fillojë punë praktike në ndonjërën nga kompanitë, si dhe të shikojë për bursa studime të nivelit master.

“Më shumë jam i interesuar të filloj si praktikant diku në ndonjë firmë ose edhe ndonjë mundësi të bursës për studime jashtë, pasi tani jam në përfundim të studimeve.”
 
Në këtë Panair janë rreth 25 kompani e organizata, që u ofrojnë studentëve punë, kurse, trajnime, punë praktike, bursa, etj.

Studentët dhe të diplomuarit aplikojnë për punë praktike në stendat e disa kompanive pjesëmarrëse, të informohen rreth bursave për studime në Evropë dhe Amerikë, të informohen rreth kurseve falas të gjuhëve të huaja, rreth trajnimeve profesionale, etj. (RK)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)