26 Dhjetor 2024

Hapet Panairi i Firmave Ushtrimore

Prishtinë, 22 prill - Drejtues të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë kanë përuruar sot Panairin e tetë me radhë të Firmave Ushtrimore (PFU) në Prishtinë, i cili është një aktivitet tradicional, ku nxënësit nga shkollat që praktikojnë Firmat Ushtrimore, prezantojnë produktet nga puna praktike e tyre.

Qëllimi i organizimit të Firmave Ushtrimore është zhvillimi i shkathtësive profesionale të nxënësve dhe përgatitja e tyre për tregun e punës.

Përfaqësues të MAShT falënderuan ACT Austrian Center of Training Firms (Qendra Austriake e Firmave Ushtrimore) dhe znj. Monika Mott, drejtore e Cultur Contact Austria, për mbështetjen dhënë Qendrës Kosovare të Firmave Ushtrimore dhe Firmave Ushtrimore në përgjithësi edhe pas përfundimit të projektit.

Ndryshe, në këtë panair po marrin pjesë 129 Firma Ushtrimore nga 34 Institucione të Arsimit dhe Aftësimit Profesional nga qendra të ndryshme të Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)