Hapet Panairi i Firmave Ushtrimore
Prishtinë, 4 prill - Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Nehat Mustafa mori pjesë sot në hapjen e panairit të tetë të Firmave Ushtrimore, e cila është formë e re mësimore në kuadër të së cilës përkrahët dhe nxitet mësimi praktik, i cili simulon biznesin real dhe mendimin ndërmarrësor.
Zëvedësministri Mustafa, me këtë rast ka theksuar se, evenimente të ngjashme sikurse ky panair që po mbahet janë dëshmia më e mirë e gjendjes së arsimit në Kosovë sepse kjo mënyrë e organizimeve pasqyron punën që është duke u bërë në shkolla.
Sot po shohim se cili është aftësimi konkret i nxënësve, që para së gjithash është meritë e mësimdhënësve tuaj, të cilët pandërprerë punojnë dhe juve ju kanë aftësuar që të bëheni konkurrent të barabartë, me gjithë bashkëmoshataërt tuaj nga cili do prej vendeve të Evropës u shpreh zv/ministri Mustafa.
Zv/ministri Mustafa, ndër të tjera vlerësoi se, nuk është e lehtë të improvizohet funksionimi i një ndërmarrjeje, sikurse që nuk ishte e lehtë as kur në vitin 2004 është binur Ministria e Arsimit që për herë të parë të filloj me implementimin e kësaj strategjie të re të arsimit.
Kjo lëndë ka filluar të implementohet në shumë shkolla dhe tani më Firmat
Ushtrimore janë bërë pjesë e Kurrikulit të Ri të Kosovës, theksoi zv/ministri Mustafa, i cili foli edhe për procesin e pilotimit të Kornizës së Kurrikulës së Arsimit Parauniversitar.
Kurse, përfaqësuesja nga Ambasada e Austrisë, Monika Cah, ka thënë se themelimi i këtyre firmave është një sukses i madh për Kosovën. Cah, po ashtu theksoi se, nga vizitat që ajo u kishte bërë vitin e kaluar disa prej Firma Ushtrimore, kishte parë se me sa entuliazëm po punohej dhe se sa mbresëlënëse ishte puna që po bëhej aty.
Lënda Firmë Ushtrimore implementohet që nga viti 2004 në Kosovë nga Swisscontact dhe KulturKontakt Austria, për kryrjen e praktikës profesionale, si dhe që nga viti 2010 edhe nga DANIDA në shkolla të mesme të bujqësisë.
Në Kosovë ka gjithsejt 125 FU në 31 shkolla të mesme publike dhe jopublike ekonomike, bujqësore teknike dhe qendra të kompetences. Panairi Firmat Ushtrimore 2014, këtë vit për herë të parë organizohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.