Hapet panairi i 10 ndërkombëtarë i edukimit
Në këtë panair, kanë prezantuar dhe ofertuar programet edukativo- arsimore, si dhe punimet e tyre nxënësit, përkatësisht institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional dhe Kolegje të Kosovës dhe rajonit.
Me këtë rast, ministri Bajrami, është shprehur se kjo është një mundësi e mirë që të promovohen mundësit që ka sfera e edukimit, sidomos e arsimit profesional, në mënyrë që të shohim shkathtësitë dhe inovacionin e nxënësve tanë.
Jemi të angazhuar që përmes edukimit të krijojmë një rini të edukuar dhe arsimuar, me kompetenca dhe shkathtësi, që nesër do të bëhet edhe bartëse e proceseve të tranzicionit, kjo edhe për faktin se kemi një rini inteligjente, e cila meriton të ketë edukim dhe aftësim profesional të nivelit evropian , tha ministri Bajrami.
Në vazhdim, ministri Bajrami tha se, MASHT është duke bërë një rishikim strategjik të programeve edukativo- arsimore, sipas nevojave te tregut të punës, kështu që ta fusim frymën e ndërmarrësisë dhe të biznesit tek të rinjtë tanë, të tregojmë se ëndrra për tu bërë një biznesmen dhe ndërmarrës i suksesshëm krijohet me një sistem të mirë të edukimit .
Ministri Bajrami, gjithashtu tha se ky Panair i Edukimit, ofron mundësi të mirë edhe të këmbimit të produkteve dhe përvojave të nxënësve dhe shkollave .
Kjo është edhe një mundësi shumë e mirë që të rinjtë, të këmbejnë përvoja dhe të shohin mundësitë që ofron tregu kosovarë dhe të orientohen në karrierë , theksoi ministri Bajrami.
MASHT ka filluar projektin e ndërlidhjes së shkollës me biznesin , ndërsa janë nënshkruar dhe do të vazhdojnë të nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi me një sërë ndërmarrjesh të Kosovës, për të krijuar mundësinë që nxënësit tanë krahas mësimit teorik të përfitojnë edhe njohuri praktike.