Hapet Mini Olimpiada e të rinjve me aftësi të kufizuara
Prishtinë, 15 qershor - Sot në Prishtinë është hapur Mini Olimpiada 2013 për të rinjtë me aftësi të kufizuara.
Në hapje ka qenë e pranishme edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Kam kënaqësi të jem në mesin tuaj sot dhe së bashku të hapim Mini Olimpiadën e këtij viti."
"Kjo ngjarje që mbahet për të nëntin vit me radhë, shënon rëndësinë e përfshirjes dhe ofrimit të mundësive të barabarta për secilin anëtar të shoqërisë sonë, ka thënë Jahjaga.
Ajo ka falënderuar OSBE-në për përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë organizimit të kësaj Mini Olimpiade ndër vite, pastaj Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe Komitetin Paraolimpik të Kosovës.