Hapet laboratori i Gjeodezisë
Prishtinë, 8 dhjetor - Zyra Erasmus+ në Kosovë dhe Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe organizojnë ceremoninë e hapjes së laboratorit të gjeodezisë, i cili është zhvilluar nëpërmjet programit ish- Tempus tashmë Erasmus+ Zhvillimi i një programi të ri Master në Gjeodezi, projekt ky i financuar nga Komisioni Evropian.
Kjo Ceremoni e hapjes së Laboratorit të Gjeodezisë, do të mbahet sot në Universitetin e Prishtinës Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës.
Qëllimi i këtijë projekti është zhvillimi i arsimit Gjeodezik në Kosovë, në mënyrë që të mbështes zhvillimin e reformës së tokës bujqësore, menaxhimin e pylltarisë, planifikimin urban dhe rural si dhe mbrojtjen e mjedisit.