Hapet kuzhina qendrore që furnizon me ushqim çerdhet publike të Prishtinës
Prishtinë, 7 shkurt - Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti mori pjesë sot në hapjen e Kuzhinës Qendrore, kuzhinë kjo që furnizon me ushqim të gjitha çerdhet publike të Prishtinës dhe ato me bazë në komunitet.
Ky objekt që dikur ishte i braktisur, me investim të Komunës është shndërruar në kuzhinë moderne, që ka kapacitet të prodhojë edhe më shumë sesa kanë nevojë aktualisht çerdhet tona.
Punëtoret e Kuzhinës Qendrore u shprehen shumë të kënaqura me kushtet e krijuar në këtë objekt.