Hapet konkursi për pranimin e studentëve në Qendrën e Studentëve
Prishtinë, 2 shtator - Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës (UP), shpallë konkursin për pranimin e studentëve në konvikte për vitin akademik 2013/2014.
Gjatë këtij viti QS do të pranojë afër 3600 studentë, për të cilët ofron strehim, ushqim si dhe hapësirat për lexim,studim, sport dhe aktivitete tjera të ndryshme.
Duke qenë se Kosova tashmë ka një numër të madhë të studentëve dhe kapacitetet e QS-së nuk mund ti mbulojnë të gjitha kërkesat, janë vendosur kriteret për pranim.
Kriter themelor për të aplikuar është që kandidati të jetë studentë i rregullt në UP, nota mesatare e studentëve, largësia nga kryeqyteti,etj.
Përparësi pranimi do të kenë studentët që vijnë nga kategoritë e ndryshme të luftës dhe me gjendje të rëndë sociale.
Çmimi do të jetë i njëjtë, sikur edhe vitin e kaluar, 70 euro në muaji (40 euro banimi dhe 30 euro ushqimi).
Tashmë janë në përfundim përgatitjet për pritjen e studentëve të rinjë të cilët do të banojnë në Qendrës e Studentëve.
Gjatë këtij viti, cilësia e shërbimeve në QS do të jetë edhe më kualitative se vitet e kaluara dhe vlerësojmë se janë krijuar kushte komode për studentë, sepse tashmë ofrohen shumë shërbime që janë në interes të tyre dhe e bëjnë më të lehtë dhe më atraktive jetën studentore.