15 Nëntor 2024

Hapet konkursi për pranimin e maturantëve në universitetet publike

Prishtinë, 8 korrik - Që nga sot, maturantët kosovarë do të kenë mundësi të aplikojnë për 15, 478 të hapura për pranim në universitetet publike të Kosovës. Universitetet publike në Kosovë, nga sot do të hapin konkursin për pranimin e studentëve të rinj.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka aprovuar numrin e studentëve të rinj, të cilët do të pranohen në programet e akredituara të nivelit bachelor në universitetet publike të Kosovës.

Bajrami ka aprovuar sot numrin e studentëve të rinj, të cilët do të pranohen në programet e akredituara të nivelit bachelor në universitetet publike të Kosovës.

Në këtë numër përfshihet edhe kuota 12 për qind për komunitetet pakicë.

Gjithashtu një kuotë e veçantë do të jetë  për studentë nga viset e tjera shqiptare dhe për familjarët e ngushtë të dëshmorëve.

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” për këtë vit akademik do të pranojë  7806 studentë , përderisa pjesa e tjetër do të kenë mundësi të regjistrohen në njërin nga gjashtë universitetet publike tjera që i ka Kosova, në qytete të ndryshme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)