Hapet konkursi për nxënës për të vazhuar një vit shkollor në SHBA
Prishtinë, 16 dhjetor - Këshilli Për Çështje Botërore nga Klivlendi, Ohio, SHBA, në bashkëpunim dhe përkrahje nga Ambasada Amerikane në Prishtinë ka hapur konkursin e shpallur për herë të katert me rradhë.
Konkursi u drejtohet të rinjve me moshë 15-17 vjeç, ku ata mund të aplikojnë për të përfituar mundësinë e udhëtimit në SHBA për një vit shkollor, me ç\'rast ata do të jetojnë në një familje amerikane, dhe do të vijojnë mësimin në shkollë atje.