Hapet konkursi për Gjimnazin matematikor
Prishtinë, 17 shtator - Komuna e Prishtinës më 15 shtator hapi konkursin për pranimin e nxënësve në Gjimnazin Matematik në Prishtinë ku pritet të pranohen 75 nxënës nga të gjitha komunat e Kosovës.
Ftojmë të gjithë nxënësit me potencial dhe që kanë prirje për lëndën e matematikës që të aplikojnë në këtë konkurs i cili do të jetë i hapur deri të premten 19 shtator.
Paraqitja e dokumenteve për Gjimnazin e specializuar matematik, për vitin shkollor 2014/2015, bëhet në lagjen \"Emshir\", (Objekti i ri shkollor) në Prishtinë, prej datës 15 shtator deri me 19 shtator 2014, nga ora 9.00-16.00.
Provimi pranues mbahet me datën 22 shtator 2014 në ora 10:00, ndërsa rezultatet për pranimin e nxënësve shpallen më datën 24 shtator 2014.